Premier League

VIDEO/ Tifozi futet në fushë për një “selfie” me Salah, si reagoi sulmuesi i Liverpool

Momo Salah nuk ia doli të shënojë në fitoren 4-0 të ditës së djeshme ndaj Southampton, por sulmuesi i Liverpool vazhdon të kryesojë renditjen e golashënuesve më të mirë të Premier League (11 gola).

Pas përfundimit të ndeshjes ndaj skuadrës së Armando Brojës, një tifoz vendas u fut në fushë dhe u drejtua për të bërë një selfie me yllin egjiptian.

Veprim të cilin 29-vjeçari nuk e priti mirë, ndoshta edhe prej mërzisë që nuk realizoi asnjë gol.

Në video dallohet Salah që nuk duket në humor të mirë dhe “lejon” që forcat e security të merrnin dhe nxirrnin jashtë fushës admiruesin e tij.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency