E trishtë, ndahet nga jeta themeluesi i skuadrës Williams
Formula 1 në zi për ndarjen nga jeta të një prej njerzëve më pasionantë të këtij sporti. Në moshën 79-vjeçare është ndarë nga jeta Sir Frank Williams, krijuesi i skuadrës Williams e cila ka shkruar faqe të ndritura në librat e historisë së këtij sporti. Ndarjen nga jeta të Sir Frank Williams e ka bërë të ditur vetë skuadra angleze me një postim në faqen e saj zyrtare.
“Me pikëllim të madh dhe në emër të familjes Wlliams, ekipi mund të konfirmojë vdekjen e Sir Frank Williams CBE, Themeluesi dhe ish-Drejtori i Ekipit të Williams Racing, në moshën 79 vjeçare”, thuhet në deklaratën e ekipit të Frank.
Frank është themeluesi i skuadrës Williams në Formula 1, të cilën e krijoi në vitin 1977 e cila shumë shpejt ishte e aftë të konkuronte kundër emrave më të mëdhenj garues të asaj kohe, duke fituar 16 kampionate botërore.



