“Mister 80-milionshi” pranë Milanit, mund të vijë që në janar
Misteri 80-milionëshi mund të përfundojë te Milani në merkaton e janarit. Bëhet fjalë për Nicolas Pepe, sulmuesin nga Bregu i Filidishtë për të cilin Arsenali shpenzoi 80 milionë euro për ta blerë nga Lille disa vite më parë.
Duke parë hapësirat e pakta që po gjen te Arsenali, Pepe mund të largohet nga topçinjtë që në merkaton e janarit, teksa përveç Milanit në garë për afrikanin është edhe Newcastle.



