La Liga

Vinicius Jr nderon Realin, Los Blancos përmbysin Sevillan dhe shkëputen në krye!

Një supergol i njeriut të momentit brazilianit Vinicius Jr në minutën e 77-të i dha tre pikët Realit të Madridit në sfidën delikate ndaj Sevillas që përmbylli javën e 15-të të La Ligas, me Los Blancos që e thelluan në 4 pikë avantazhin në renditje nga ndjekësja më e afërt duke përfituar edhe nga humbja që pësoi Real Sociedad ndaj Espanyol. Los Blancos triumfuan me shifrat 2-1 në Santiago Bernabeu në një ndeshje që e nisën shumë keq duke u dominuar nga Sevilla në 30 minutat me andaluzianët që kaluan në epërsi falë golit me kokë të Rafa Mir, madje në disa raste iu afruan edhe dyfishimit.

Por një gafë e portierit Bono pas një gjuajtje nga distanca të Eder Militaos i dha mundësinë Karim Benzema të barazonte shifrat në minutën e 32-të. Për të ardhur te supergoli i Vinicius Jr, 3 minuta para fundit që i dha tre pikët Realit dhe konfirmoi momentin e shkëlqyer të Los Blancos të cilët kryesojnë të vetëm La Liga me 4 pikë më shumë se Atletico Madrid dhe Real Sociedad.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency