“Re të zeza” mbi Juventus, rrezikojnë të rikthehen në B dhe humbasin titujt
Telashet që kanë përfshirë Juventusin në ditët e fundit, duket se nuk janë nga ato kalimtaret dhe nga të cilat mund t’ia hedhësh lehtësisht. Drejtuesit e klubit bardhezi kanë përfunduar nën hetim lidhur me lëvizjet që kanë bërë në merkato, për të mbuluar gropën e madhe financiare.
Nën shënjestër janë vendosur tre merkatot e fundit të Juventus, nisur nga qershori i vitit 2019 deri në atë të 30 qershorit të këtij viti. Gjatë kësaj periudhe, Zonja e Vjetër ka dalë me një plus prej 282 milionë euro, por që nga Zyra e Prokurorit besojnë se nuk bëhet fjalë për bilancin e vërtetë.
Ndërkaq, Shoqata Italiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Konsumatorit ka bërë të ditur se nëse akuzat vërtetohen, atëherë do t’i dërgojnë një ankesë Prokurorisë Federale ku do të kërkojnë rrëzimin e Juventusit në Serinë B, si dhe anulimin e kampionateve të fundit duke qenë se konsiderohen të fituar nën veprimtari ilegale.



