La Liga

Zyrtare/ Asnjë fitore në La Liga, Bardhi dhe Mustafi mbeten pa trajner

Levante është skuadra e vetme spanjolle që nuk ka marrë akoma fitoren e parë sezonale në La Liga.

Ekipi iberik, pjesë e të cilëve janë edhe Enis Bardhi e Shkodran Mustafi, renditet në vend të fundit me 7 pikë pas javës së 15-të.

Drejtuesit e klubit nuk kanë duruar më dhe kanë shkarkuar trajnerin Javier Pereira pas humbjes së fundit.

Levante u mposht 3-1 në Andaluzi nga Real Betis, teksa goli i Shkodran Mustafit (asist i Bardhit) shërbeu vetëm për statistikë.

55-vjeçari mori drejtimin e Levantes më 7 tetor, por nuk regjistroi asnjë fitore dhe ka nisur pushimet e parakohshme.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency