Futboll

“Miliona tifozë u habitën! Messi madhështor, por s’e meritoi”, flet agjenti i Lewandowskit

Robert Lewandowski nuk ia doli të fitonte “Topin e Artë”. Çmimi prestigjioz i shkoi Leo Messit për herë të shtatë, një rekord absolut.

Votat e gazetarëve zgjodhën argjentinasin e PSG-së si lojtarin më të mirë të vitit 2021, vendim që ka shkaktuar polemika të shumta.

Korit të personave të zemëruar i bashkohet edhe Pin Zahavi, agjenti i goleadorit të Bayern Munchen, i cili shprehu mendimin e tij për TZ, duke e nisur me një urim për “pleshtin”.

Urime Leo Messit, një lojtar impresionues dhe një legjendë e përjetshme e futbollit. Por, ‘Topi i Artë’ 2021 nuk i përkiste atij. Jo, këtë herë jo.

Çmimin duhet ta fitonte Lewandowski. Sigurisht që nuk ia vodhën, por është personi që e meritonte.

Nuk është për t’u habitur që qindra miliona tifozë e kanë të vështirë të besojnë rezultatin e kësaj ngjarje prestigjioze të futbollit.

Dita e hënë duhej mbyllur me festimin e ‘Topit të Artë’ për herë të parë nga Robert”, deklaroi menaxheri i bomberit polak.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency