Futboll

Ish-fantazisti i Interit tërhiqet nga futbolli në moshën 33-vjeçare

Ricky Alvarez ka vendosur të tërhiqet nga futbolli në moshën 33-vjeçare. Ish-lojtari i Interit dhe Sampdorias, është detyruar të marrë vendimin e dhimbshëm.

Dëmtimet e shumta e kanë lodhur mesfushorin ofensiv, i cili ia ka dalë të veshë 9 herë fanellën e kombëtares argjentinase, duke gjetur njëherë rrugën e rrjetës.

Lojtari nga Buenos Aires është pjesë e Velez Sarsfield prej janarit të vitit 2020 dhe javën e ardhshme do të luajë ndeshjen e fundit si profesionist sipas raportimeve të Tyc Sports.

Velez pret në shtëpi Patronaton më 4 dhjetor dhe shkallët e stadiumit “Estadio Jose Amalfitani” do të mbushen plot për të nderuar e përshëndetur për herë të fundit Ricky Alvarez.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency