Manaj titullar kundër Interit, sulmuesi i kombëtares sfidon të kaluarën e tij
Rey Manaj do të jetë në fushë nga minuta e parë në ndeshjen e sotme ku Spezia e tij do të sfidojë Interin. Sulmuesi i kombëtares ka fituar besimin e trajnerit Thiago Motta dhe në stadiumin San Siro do të sfidojë të kaluarën e tij.
Kujtojmë se lushnjari është një futbollist që ka qenë në pronësinë e zikaltërve për tre vite, teksa numëron edhe katër aktivizime me ekipin nga Milano. Në këtë sezon të Serisë A, 24-vjeçari numëron tetë paraqitje për Spezia, por që ende nuk ka gjetur rrugën e rrjetës dhe një gol ndaj Inter do të mund t’i jepte një shtysë të madhe për vazhdimësinë.



