Vinicius me miqësi të ndryshme te Real Madrid, braziliani tregon shokët në fushë dhe jashtë saj
Një futbollist i cili këtë sezon ka marrë shumë përgjegjësi për Real Madrid është Vinicius Junior. Golat dhe lëvizjet e tij në fushë i kanë dhuruar pikë të rëndësishme madrilenëve, ndërsa braziliani ka fituar edhe besimin e trajnerit Carlo Ancelotti. Së fundmi, sulmuesi ka treguar edhe se me kë prej shokëve të tij te Real Madrid është lidhur më shumë. 21-vjeçari, thekson se në fushë miku i tij më i ngushtë është Karim Benzema, ndërsa jashtë saj, Militao dhe Rodrygo duke qenë se i ka patriotë.
“Në fushë miku im më i mirë është Benzema sepse luajmë shumë pranë njëri-tjetrit dhe gjithnjë kërkojmë kombinimin. Benzema i bën gjërat e vështira të duken të lehta, është një futbollist i madh. Më pëlqen të qëndroj këtu dhe ta ndihmoj të fitoj Topin e Artë.
Pastaj, jashtë fushe jam shumë i lidhur me Militao dhe Rodrygo sepse janë brazilianë, jemi gjithmonë bashkë. Në dhomat e zhveshjes qesh shumë me Marcelo dhe Militao, ajo që bëjnë ata është impresionuese.



