Lajme

VIDEO/ Ndeshje bamirësie me djalin e Ronaldos, Ronaldinho tregon se nuk e ka humbur klasin

Ndoshta vitet kanë kaluar dhe kilogramët bëjnë të tyren, megjithatë klasi i Ronaldinho nuk mund të zhduket kaq lehtësisht. Së fundmi, legjenda braziliane ka qenë pjesë e një miqësoreje bamirësie në Brazil, teksa pjesë e saj ishte edhe djali i një tjetër legjende, Ronaldo fenomenit.

Në këtë sfidë ku e ndau fushën me disa artistë, Ronaldinho shënoi një tregolësh dhe dhuroi në spektakël në fushë. Sakaq, 41-vjeçari nuk ngurroi të shpërndante në rrjetet sociale edhe disa imazhe nga ndeshja duke theksuar se ende mund të luajë dhe të argëtohet në fushë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency