Premier League

Mjekët në tribunë, ndërpritet për momentin Watford-Chelsea

Ndërpritet momentalisht ndeshja Watford-Chelsea, e vlefshme për javën e 14-të në Premier League.

Në minutën e 14-të, arbitri kryesor ka dhënë urdhër që të ndalohej ndeshja dhe të gjithë lojtarët u janë drejtuar dhomave të zhveshjes.

Një tifoz i Chelsea ka pasur probleme shëndetësore dhe ka marrë menjëherë një asistencë mjekësore.

Deri tani nuk ka informacion për gjendjen e tifozit, ndërsa dy skuadrat ndodhen akoma në dhomat e zhveshjes.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency