Tjetër emergjencë mjekësore në Premier, pjesa e dytë fillon me disa minuta vonesë
Watford-Chelsea u ndërpre në minutën e 14-të për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore të një tifozi mik.
Në tribunë shkuan stafet mjekësore, me tifozin e “Bluve të Londrës” që u nis me ambulancë për në spital.
Ishte minuta e 14-të kur arbitri kryesor urdhëroi lojtarët e dy ekipeve t’u drejtoheshin dhomave të zhveshjes, aty ku qëndruan disa minuta përpara se të riktheheshin për të rifilluar ndeshjen.
Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur edhe në sfidën Southampton-Leicester City. Një tifoz është ndjerë keq, mjekët kanë reaguar menjëherë, ndërsa pjesa e dytë filloi me disa minuta vonesë.



