Krymi: Jemi në rrugën e duhur, duhej të shfrytëzonim hapin fals të Tiranës
Ardit Krymi ka dalë ditën e sotme në konferencë për shtyp, ku ka folur për ndeshjen e nesërme që Vllaznia ka ndaj Teutës. Mesfushori thekson se kjo është një sfidë ndaj një rivali për titull, ndërsa shton se ekipi ka kualitetet dhe cilësinë për të qenë në krye.
“Janë 4-5 ekipe në lojë për titull, pas hapit fals të Tiranës në Korçë na duheshin medoemos fitoret në mënyrë që të shkurtonim diferencën. Sfida me Teutën ka rëndësinë e vet se edhe ajo është një rival për titull, do të shkojmë të japim maksimumin.
Ndryshimet që kemi bërë kanë dashur kohën e vet, sepse kanë ardhur lojtarë të rinj dhe mendoj që kanë dashur kohën e tyre për t’u përshtatur me ekipin dhe mendoj se janë në rrugën e duhur. Duke dhënë maksimumin të gjithë bashkë do të jemi në krye se ekipi kualitetet dhe cilësitë”, u shpreh Krymi.



