Premier League

Shtyhet debutimi i Rangnick, nuk do të jetë në pankinë ndaj Arsenalit

Ralf Rangnick është trajneri i përzgjedhur nga drejtuesit e Manchester United për të drejtuar ekipin deri në fund të sezonit, megjithatë gjermani do të duhet të presë ende për debutimin në pankinën e “djajve të kuq”.

Pikërisht për mungesë të lejes së punës, tekniku 63-vjeçar gjerman do të shohë nga shkallët e tribunës super-ndeshjen e sotme ndaj Arsenalit në “Old Trafford”, ndërsa skuadrën në fushë do ta drejtojë sërish Michael Carrick.

Lajmi u komunikua nga vetë klubi i Manchester United, që sqaron se leja e punës për Rangnick ka mbërritur vetëm pasditen e sotme dhe se tekniku gjerman do të bëjë debutimin në pankinë të dielën në sfidën ndaj londinezëve të Crystal Palace.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency