Kategoria Superiore

Analizë Superiore/ Tirana nuk shënon ndaj Skënderbeut, në fushë shkëlqen një mesfushor

Tirana u ndal në një barazim pa gola në transfertën e Korçës ndaj Skënderbeut në javën e 10-të të Abissnet Superiore. Bardheblutë patën iniciativën për pjesën më të madhe të lojës, mirëpo nuk ia dolën të shfrytëzonin rastet, teksa reparti ofensiv i kryeqytetasve nuk ishte në ditën më të mirë.

Ndërkaq, në emisionin “Analizë Superiore” në Supersport, si lojtari më i mirë i ndeshjes ka rezultuar lojtari i Tiranës, Filip Najdovski. Maqedonësi ka bërë një punë të mirë në mesfushë, teksa statistikat tregojnë se ia ka dalë të fitojë 13 nga 17 duele përgjatë 90-minutave, ose thënë ndryshe 76% të kontrasteve.

Sakaq, 29-vjeçari ka qenë shumë i saktë edhe në aspektin e pasimeve teksa ka komplimentuar 51 nga 54 të tentuara gjatë ndeshje, ndërsa një tjetër anë pozitive është edhe rikuperimi i topave. Këtë Najdovski e ka bërë në 17 raste, ndërsa dy herë e ka rikuperuar sferën në gjysmëfushën kundërshtare.

Statistikat e Najdovskit në ndeshjen kundër Skënderbeut:

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency