Kategoria Superiore

Video/ “Manita” e Laçit, tjetër humbje turpëruese për Dinamon

5-0 përfundoi ndeshja Laçi-Dinamo, me vendasit që rikthehen te fitorja pas dy javësh, ndërsa ekipi kryeqytetas regjistron një tjetër humbje të thellë. 19 gola të pësuar në 11 javë javë kampionat i bëjnë “Blutë” skuadrën me mbrojtjen më të dobët në Abbisnet Superiore.

Suksesi i sotëm ka ngjitur ekipin kurbinas përkohësisht në vend të katërt me 15 pikë, ndërsa Dinamo numëron dy pikë më pak. Vendasit e nisën mirë takimin dhe kaluan në avantazh në minutën e gjashtë me anë të Saliou Guindo, i cili shfrytëzoi një top të goditur keq me kokë nga Imami dhe kaloi Laçin në avantazh pasi dribloi Edvan Bakajn.

Dinamo reagoi dhe iu afrua barazimit me anë të Agim Ibraimit në minutën e 13-të, por sallakja e bukur e kapiteni u ndal nga traversa. Laçiu reagoi dhe iu afrua golit të dytë dy herë me anë të Mentor Mazrekajt, por gjuajtjet ishin të pasakta.

Redon Mihana pati një mundësi të mirë për Dinamon në minutën e 39-të, por lojtari kurbinas gjuajti keq. Kaq për pjesën e parë, teksa fraksioni i dytë i ndeshjes u dominua plotësisht nga Laçi.

Vendasit dyfishuan në minutën e 54-t. Asist i Mazrekajt dhe gol i Dejan Zarubica. Katër minuta më vonë, Samakeh “flirtoi” me golin, por largoi me kokë në vijën fatale Renato Malota.

Laçi rinisi sulmet dhe nuk u ndal më. Mknuta e 60-të solli golin me kokë të Julian Shehut, Mentor Mazrekaj u ndal nga shtylla, teksa më pas erdhën edhe rrjetat e Guindo (73’), i cili gjeti golin e dytë personal pas asistit të Zarubica, ndërsa dy minuta më vonë pati festë edhe për Regi Lushkjen, i cili vulosi triumfin me “manita” të skuadrës së Mirel Josës.

Laçi-Dinamo  5-0   Guindo 7′, 73′, Zarubica 54′, Shehu 60′, Lushkja 75′)   “Stadiumi i Laçit”

Kronika e ndeshjes:

 –

 75′ – Vjen edhe goli i pestë për vendasit. Autori është Regi Lushkja, i cili mposht Bakajn me një gjuajtje potente.

 73′ – Laçin bën çfarë të dojë në fushën e blertë. Asist i Zarubica nga krahu i djathtë dhe finalizim i thjeshtë për Saliou Guindo.

 66′ – Goditje dënimi nga një pozicion i favorshëm për Dinamon. Gjuan kapiteni Ibraimi, por devijon në korne muri bardhezi.

 64′ – Mentor Mazrekaj pranë golit, por sulmuesi dardan ndalet nga shtylla.

 60′ – Ekipi i Mirel Josës gjen edhe golin e tretë. Goditje dënimi për vendasit, kroson Deliu dhe realizon me kokë Julian Shehu.

 58′ – Reagon Dinamo, që i afrohet golit me anë të Samake, por largon me kokë Malota.

 54′ – Laçi realizon golin e dytë. Kundësulm i shpejtë i bardhezinjve, asist i Mazrekajt për Dejan Zarubicën, i cili mposht Bakajn me një goditje diagonale.

 41′ – Goditje dënimi për ekipin kryeqytetas, por as Mihana dhe as Sofranac nuk ia dalin të shtyjnë topin në portën vendase.

 39′ – Aksion i Dinamos. Demiri lëviz mirë në krahun e djathtë dhe dhuron një pasim për Mihanën, i cili godet shumë keq.

 26′ – Isaevksi ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes ndaj Zarubicës.

 21′ – Laçi pranë golit të dytë. Lushkja jep një pasim të bukur për Mazrekajn, por gjuajtja e këtij të fundit përfundon ngjitur me shtyllën.

16′ – Mentor Mazrekaj del në pozicion të volitshëm, por nuk ka shënjestrën e duhur.

13′ – Dinamo shumë afër barazimit, i pafat Agim Ibraimi që ndalet nga traversa.


6′ – Laçi menjëherë në avantazh me lojtarin e momentit Saliou Guindo. Gafë e Imamit që kthen topin pas me kokë në mënyrë të gabuar, përfiton Guindo që shmang edhe Edvan Bakajn dhe kalon vendasit në epërsi. Goli i 4-t sezonal për afrikanin.

Laçi(4-3-3): Dajsinani, Roganovic, Ignjatovic, Malota, Ziko, Shehu, Deliu, Lushkja, Zarubica, Mazrekaj, Guindo

Dinamo(4-2-3-1): Bakaj, Siljanovski, Sofranac, Imami, Isaevski, Demiri, Samake, Mihana, Ibraimi, Skuka, Chinedu

Shifra dhe fakte:

-Në fazën e parë sfida mes Dinamos dhe Laçit që u luajt në Elbasan Arena u mbyll në barazim 1-1 me kurbinasit që barazuan me Roganovic në fund.

-Dinamo në këtë sezon është shumë e varur nga Agim Ibraimi i cili ka shënuar 5 nga 10 golat që kanë realizuar në total blutë kryeqytetas.

-Në mungesë të Dejan Zarubicas, lojtari më efektiv te Laçi me Mirel Josën në drejtim ka qenë sulmuesi nga Mali Saliou Guindo i cili ka shënuar 3 gola.

-Laçi i ka fituar dy ndeshjet e fundit shtëpiake me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Skënderbeut dhe Teutës, ndërkohë që numëron edhe 1 barazim e 2 humbje.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency