Merkato

“El Clasico” për talentin e Salzburgut, ankandi shtrihet edhe në Angli

 Karim Adeyemi priet të jetë një nga emrat më të kërkuar në merkaton e futbollistëve. Sulmuesi i Salzburgut, fitues i “Golden Boy”, në një intervistë për Tuttosport deklaroi po mendon për të ardhmen e tij. “Dua të shkoj në një ekip të nivelit të lartë”.

Gara për blerjen e tij tashmë ka nisur dhe mediet spanjolle shpjegojnë se do të ketë një “El Clasico” Real Madrid-Barcelona për shërbimet e talentit gjerman. Mbappé është objektivi kryesor i Real Madridit, pa harruar edhe Haaland, por “Loc Blancos” nuk do të qëndrojnë pasivë për Adeyemin.

Operacioni për sulmuesi 19-vjeçar sigurisht që do të jetë më pak i kushtueshëm, gjithsesi, vlera e kartonit të tij është rritur shumë muajt e fundit. Nëse Salzburgu arrin ta kalojë fazën e grupeve të Championsit, Adeyemi do të kushtojë edhe më shtrenjtë.

Në Gjermani e duan edhe Bayerni me Borussias e Dortmundit, ndërsa nga Premier League e kanë rritur interesin, me Liverpoolin në krye. Lufta për talentin e ri gjerman është interesante.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency