Nagelsmann: Ndaj Dortmundit super-duel, ja pika e fortë e Haaland
Borussia Dortmund – Bayern Munich është super-sfida e javës në Bundesligën gjermane dhe trajneri Julian Nagelsmann e di mirë rëndësinë e kësaj përballjeje, ndaj kërkon që të tijtë ta përballojnë me përqendrim maksimal.
“Është një sfidë mjaft e rëndësishme, pasi të dy ekipet kanë vetëm një pikë diferencë në renditje, ndaj duhet ta përballojmë me përqendrimin dhe intensitetin e duhur. Do të jetë një duel i luftuar dhe spektakolar, por në fund shpresoj të festojmë ne”, u shpreh tekniku i Bayernit.
Erling Haaland është rikthyer dhe do të jetë gati të udhëheqë Dortmundin në këtë sfidë, megjithatë Nagelsmann nuk shqetësohet dhe thekson se ia di mirë pikat e forta sulmuesit norvegjez.
“Haaland është shumë i shpejtë dhe bëhet shumë i rrezikshëm kur Dortmundi arin të rikuperojë topin. Ai jeton për këto situata, pasi nxjerr në pah shpejtësinë e tij, por mendoj se më shumë duhet të shqetësohen kundërshtarët për të markuar Leëën, sesa ne për Haaland”, deklaroi trajneri Nagelsmann.



