Kategoria Superiore

Kukësi “sinjal” parakalimi, ndaj Kastriotit për fitoren e radhës

Kukësi në kërkim të një parakalimi të bujshëm në krye të klasifikimit, i duhet të kalojë me sukses pengesën Kastrioti. Verilindorët e Diego Longos shohin në këtë javë të 11 të Abissnet Superiores, shansin për të marrë udhëheqjen e klasifikimit, vijnë pas dy fitoresh radhazi,dhe përballen me skuadrën e fundit të tabelës, ndërkohë që Tiranën në letër e pret një sfidë më intriguese ndaj Egnatias.

Kukësi mund të konsiderohet si skuadra e momentit, jo vetëm për rezultatet por mbi të gjitha për stilin sulmues të lojës që ka bërë të fitojë simpatinë e publikut sportdashës, ndërsa po nxjerr gjithnjë e më në pah dy prej elementëve më efikasë për sa i përket shënimit të golave, Edi Basa dhe Milunovic, dyshja më rezultative e kampionatit, pasi kanë realizuar respektivisht 6 dhe 4 gola.

Në krahun tjetër Kastrioti vjen në këtë sfidë në një moment krize, pas 3 humbjeve radhazi, skuadra e Ramazan Ndreut në fund të tabelës, shikon rivalët e mbijetesës të shkëputen para, dhe i duhet të reagojë sa më parë për të mos kompromentuar që tani misionin për të qëndruar në elitë, objektiv që po rezulton jashtëzakonisht i vështirë në kampin krutan.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency