Lajme

Një tjetër emër i madh i jep lamtumirën Prishtinës!

Dy largime të rëndësishme në një ditë te Prishtina sepse vetëm 1 orë pasi komunikoi ndarjen me Besart Berishën një tjetër emër i madh i ka dhënë fund bashkëpunimit me kampionët e Kosovës. Bëhet fjalë për mbrojtësin shqiptar Kristi Vangjeli që ashtu si Besarti u transferua te kryeqytetasit në fillim të këtij sezoni duke firmosur një kontratë 1-vjeçare por që bashkëpunimi mes palëve u mbyll pas vetëm disa muajsh.

Ish-mbrojtësi i Skënderbeut dhe Tiranës por edhe i kombëtares shqiptare, luajti në 10 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Prishtinën duke regjistruar edhe 1 asist. Edhe Vangjeli tashmë 36-vjeçar mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë me karrierën e tij, do të varë këpucët në gozhdë apo do të tentojë një tjetër eksperiencë pse jo në Abissnet Superiore.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency