Premier League

Kur festimi i një goli sjell pasoja, Ronaldo në dyshim për premierën e Rangnick

Cristiano Ronaldo ishte personazhi kryesor për Manchester United në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Arsenal, ku Djajtë e Kuq triumfuan me rezultatin 3-2. Dy prej golave të United erdhën nga këmbët e CR7, ndërsa golin e tretë të shënuar nga penalltia, luzitani e përjetoi shumë duke qenë se edhe ishte goli i avantazhit.

Mirëpo, në këtë moment, gjatë kërcimit për “Siuu-n” e famshme, Ronaldo ka pësuar një ngërç në gju. Një problem i cili ka gjasa ta lejë jashtë 36-vjeçarin për sfidën e sotme ndaj Crystal Palace, ndërsa bëhet fjalë për edhe për debutimin në stolin e United të trajnerit Ralf Rangnick.

Ky i fundit pati shumë vlerësime për Ronaldon, por fati ka bërë që të mos e ketë në formën më të mirë për premierën e tij, teksa gjermani do të kërkojë ta nisë aventurën angleze në mënyrën më të mirë të mundshme për ta ringritur skuadrën në statusin e pretendentes për titull.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency