Kategoria Superiore

“Gjumsi super”, Shehi: Pjesa e parë perfekte, Tirana ime ka një të veçantë

Tirana mposhti 0-2 Egnatian në Rrogozhinë, duke u rikthyer te fitorja në Abissnet Superiore pas dy javësh. Trajneri i ekipit kryesues, Orges Shehi foli pas suksesit të sotëm në “Gol pas Goli” në Supersport, duke u shfaqur i lumtur për golat e Ismajlgecit dhe Ngoo, teksa thur elozhe edhe për Gjumsin.

Kemi zhvilluar një ndeshje të mirë, pjesa e parë ishte perfekte. E zgjidhëm shpejt ndeshjen, Ismajlgeci dhe Ngoo janë dy lojtarët tanë kryesorë, jam i lumtur që shënuan.

Pjesën e dytë e zgjidhëm ndryshe, i lamë pak terren kundërshtarit. Festa me Ngoo? Jam i lumtur që shënoi, personalisht kam folur shumë me të. I thashë që ti je Michael Ngoo lojtari ynë kryesor. Ai po përmirësohet dhe po rritet fizikisht, kjo e fundit ka shumë rëndësi, por edhe aspekti psikologjik.

E rëndësishme është që gjithë kontingjenti të jetë i gatshëm, të gjithë lojtarët kanë minuta, hodhëm në fushë shumë lojtarë edhe për të ruajtur energjitë për në mesjavë. Duhet të jenë të gjithë lojtarët të rëndësishëm.

Kampionati është i gjatë, disa skuadra kanë bërë mirë. Kemi distancë me ekipet e tjera, përveç Kukësit. Do na afrohen, por nuk na shqetësojnë, shqetësohemi vetëm të jemi ne, sidomos Tirana pas javës së tretë.

Gjumsi? Është lojtar shumë cilësor dhe i ri. Ai ka dhënë maksimumin sa herë e kam futur, bravo i qoftë. Ai po luan në ekipin më të mirë në Shqipëri, po bën mirë dhe meriton komplimente”, përfundoi trajneri i bardhebluve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency