Video/ “Shqiponja fluturon sërish”, Broja shënon gol spektakolar
Armando Broja rikthehet titullar dhe gjen sërish rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi u aktivizua nga minuta e parë nga trajneri Hasenhuttl, dhe zhbllokoi ndeshjen ndaj Brightonit në minutën e 30’ me një gol spektakolar.
Futbollisti shqiptar mori një pasim në hyrje të zonës, në pozicion të prirët dhe me një finte spektakolare, dribloi një mbrojtës kundërshtar, duke u vënë i vetëm me portierin, ndërsa më pas e pati të lehtë të dërgojë topin në rrjetë.
Ky është goli i tretë i Armando Brojës, që po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për Southamptonin, teksa edhe këtë herë nuk mungoi festa me shqiponjë.
Ndeshja live në Supersport 4…



