Kategoria e Parë, Rezultatet/ Bylis ndalet në Pukë, Erzeni i afrohet edhe më shumë
Kryesuesit e Bylis nuk kanë mundur të shkojnë më shumë se barazimi pa gola në transfertë ndaj Tërbunit. Të dyja ekipet nuk ia dolën të shfrytëzojnë rastet në portat respektive, ndërsa pas kësaj sfide, ballshiotët ruajnë kryesimin me 31 pikë, por ndjejnë nga pas kërcënimin e Erzenit vetëm tre pikë larg.
Shijakasit morën fitoren e radhës teksa mposhtën me rezultatin e pastër Lushnjën. Ekipi i drejtuar nga ana e trajnerit Nevil Dede realizoi tre gola brenda 45-minutave të para, ndërsa në fraksionin e dytë gjetën dhe golin e katërt. Për miqtë, golin e nderit e shënoi Da Silva në minutën e 79.
Sakaq, në rezultatet e kësaj jave bie në sy edhe suksesi i Tomorit ndaj Besëlidhjes me rezultatin minimal 1-0, ndërsa Shkumbini dhe Pogradeci e mbyllën ndeshjen në barazim 1-1. Nga ana tjetër, Apolonia mposhti me rezultatin 3-2 Korabin.
Rezultatet e javës së 12:

Renditja:




