Blerja e parë e Newcastle do të jetë sulmuesi i “Djajve të Kuq”
Newcastle e konsideron merkaton dimërore si një mundësi të artë për të forcuar ndjeshëm organikën e drejtuar nga Eddie Howe. Drejtuesit e “Magpies” kanë si synim blerjen e Jesse Lingard, raporton “Times”.
Sulmuesi i Manchester United, të cilit i përfundon kontrata verën e ardhshme (nuk do të rinovojë), është gati të largohet këtë dimër. Drejtuesit sportivë të Newcastle janë në dijeni të situatës së anglezit dhe po përgatiten të bëjnë një lëvizje konkrete. Gazeta angleze zbulon se “Magpies” do t’i ofrojnë një rol protagonisti dhe një pagë që do jetë më e larta në historinë e klubit.
Konkretisht, aksionari saudit dëshiron ta kthejë lojtarin aktual të “Djajve të Kuq” në figurën kryesore të klubit. Negociatat me përfaqësuesit e lojtarit tashmë kanë nisur, kështu që brenda janarit Lingard sipas të gjitha gjasave do të jetë i Newcastle.



