Futboll

Sa probleme në mbrojtje para “finales” me Porton, dhimbje koke për Simeonen

Atletico Madrid luan një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit në mesjavë. Kampionët e Spanjës do të përballen në Portugali kundër Portos të martën (7 dhjetor), sfida e fundit e grupit B në Champions League.

Liverpool ka siguruar vendin e parë, teksa Atletico, Milan dhe Porto garojnë për biletën tjetër që sjell kualifikimin në 16 ekipet më të mira të kontinentit.

“Colchoneros” duhet të sigurojnë një fitore më të thellë se e kuqezinjve të Piolit për t’u kualifikuar, teksa Diego Simeone ka probleme të mëdha në prapavijë.

Stevan Savic pësoi një tërheqje muskulore në ndeshjen e djeshme ndaj Mallorca dhe nuk do të jetë i pranishëm në transfertën luzitane.

Ndaj Portos mungon edhe braziliani Felipe (i pezulluar), teksa në dyshim është edhe Jose Maria Gimenez. Mbrojtësi uruguaian ka një shqetësim të lehtë muskulor dhe i duhet të shtrëngojë dhëmbët për të formuar dyshen e mbrojtjes me Hermoson.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency