Futboll

Telenovela mbi rinovimin e Dybala ende nuk ka përfunduar, argjentinasi bën një hap mbrapa

Dukej një çështje e kryer firma e Paulo Dybala për rinovimin e kontratës me Juventus. Prej disa javësh, agjenti i tij dhe drejtuesit e bardhezinjve kanë qenë në negociata, ndërsa u duk se akordi ishte arritur dhe ishte zgjidhur hendeku financiar mes palëve.

Por, mbrëmjen e djeshme pas fitores 2-0 ndaj Genoas ku Dybala shënoi edhe një prej golave, sulmuesi është shprehur se rinovimi i tij mund të presë dhe se shoqëria në këto momente ka gjëra më të rëndësishme për t’u marrë.

“Rinovimi im mund të presë, në këto momente Juventus ka të tjera çështje për të zgjidhur”, theksoi 28-vjeçari. Në fakt, duket sikur Dybala duke njohur edhe çështjen e plusvalencave ku është përfshirë Juventus me drejtuesit që kanë përfunduar në hetim, ka dashur të mos kthehet në një tjetër telash. Megjithatë, fakt është se lojtari në qershor do të jetë i lirë nga detyrimet me bardhezinjtë dhe për sa kohë nuk ka firmë atëherë e ardhmja e tij në Itali mbetet një mister.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency