Merkato

Merkato/ Conte ndryshon portierin, United “piketon” zëvendësuesin e Pogba

Pavarësisht bisedimeve për rinovimin e kontratës me Hugo Lloris, të cilit i përfundon kontrata në fund të sezonit, drejtuesit e klubit të Tottenham-it janë vënë në kërkim të një tjetër portieri që mund të japw më shumë garanci për të ardhmen. Objektivi kryesor në listën e “spursave” është Jordan Pickford që mban veshur fanellën e Evertonit prej pesë sezonesh. 24-vjeçari është i lidhur me skuadrën e drejtuar nga Rafa Benitez deri më 30 qershor të vitit 2024, por pavarësisht kësaj portieri mund të largohet që gjatë merkatos së janarit në rast se paraqitet oferta e duhur. Sipas mediave, Tottenhami është shumë i interesuar për të afruar në skuadër portierin e kombëtares angleze, i cili mund të transferohet në Londër për shumën e 30 milionë Paund.

Manchester United duhet të gjejë pasuesin e Paul Pogba, i cili në fund të sezonit do të largohet nga “Djajtë e Kuq”, pasi drejtuesit u tërhoqën nga bisedimet për rinovimin e kontratës, që i përfundon pikërisht më 30 qershor të vitit 2022. Trajneri i ri Rangnick, i cili është e emëruar në krye të skuadrës deri në fund të sezonit ka shënjestruar si pasuesin e francezit, John McGinn, i cili aktivizohet tek Aston Villa, ku konsiderohet shtylla e mesit të fushës. Drejtuesit e Manchester United janë gati të ofrojnë 50 milionë paund për 27-vjeçarin, i cili pëlqehet shumë Rangnick, që ka mbetur i mahnitur nga sitili i tij i lojës. Gjithsesi pavarësisht shumës, trajneri i ekipit nga Birminghami, Steven Gerrard e konsideron mesfushorin shumë të rëndësishëm dhe vështirë se do ta lërë të largohet që në janar, futbollistin skocez.

Newcastle mendon të zhvillojë një merkato të rëndësishme që gjatë muajit janar për të përforcuar skuadrën, që aktualisht renditet në pozicionet e fundit të tabelës me vetëm 10 pikë të grumbulluara në 14 javë kampionat. Për ta nxjerrë skuadrën nga gjendja ku ndodhet drejtuesit po synojnë të blejnë kartonin e Jesse Lingard nga Manchester United. Kontrata e 28-vjeçarit me “Djajtë e Kuq” përfundon në fund të sezonit dhe klubi për të mos e humbur sulmuesin me parameter zero kanë vendosur ta shesin gjatë merkatos së dimrit. Për kartonin e Lingard është në garë edhe West Ham, që kërkon ta rikthejë në skuadër për të përforcuar repartin e avancuar, pas vështirësive të javëve të fundit.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency