Kategoria Superiore

“Analizë Superiore”/ Formacioni më i mirë në 11 javë, dy ndryshime në mbrojtje

Java e 11-të e Abissnet Superiores ishte e mbushur me gola. 19 gola u realizuan në pesë sfidat e elitës së futbollit shqiptar, teksa u regjistruan dy fitore vendase, po kaq nga skuadrat udhëtuese dhe një barazim.

Në emisionin “Analizë Superiore” në Supersport, nën drejtimin e Sokol Xhihanit dhe Fation Bardhit, videoanalist i kombëtares U19, u përditësua formacioni më i mirë deri në këtë moment të kampionatit.

Dy janë ndryshimet krahasuar me javën e kaluar. Në krahun e majtë të mbrojtjes është rikthyer Edison Ndreca i Kukësit, i cili i rimerr postin Emiliano Mustës së Partizanit.

SI ËSHTË

Ndryshim edhe në qendër të mbrojtjes, me një tjetër lojtar të ekipit verilindor që bëhet pjesë e më të mirëve. Bruno Lulaj zhvilloi një ndeshje pozitive dhe gjeti golin e parë sezonal në Superiore në suksesin tenistik 1-6 përballë Kastriotit.

Lulaj formon dyshen më të mirë defensive me Erion Hoxhallarin e Tiranës, duke i zënë vendin Ardit Hilën, shokun e tij te Kukësi. Bashkë me Edi Basa, shkon në 3 numri i lojtarëve të skuadrës së Longos në formacionin më të mirë deri në javën e 11-të.

Një më shumë numërojnë kryesuesit e Tiranës, që përfaqësohen nga Visar Bekaj, kapiteni Hoxhallari, Vesel Limaj dhe Taulant Seferi, i cili formon dyshen e sulmit me Agim Ibraimin e Dinamos. Më pas Vllaznia me dy lojtarë (Latifi, Gurishta), e Laçi (Lushkja) e Dinamo (Ibraimi) me nga një.

SI ISHTE

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency