Merkato

Chelsea arrin akordin me një mbrojtës të talentuar, e konfirmon trajneri i Hungarisë!

Chelsea ka kryer një përforcim në mbrojtje. Lëvizjen e “Bluve të Londrës” e zbulon Marco Rossi, trajneri i Hungarisë, kombëtare të cilën e mposhtëm dy herë në eliminatoret e Botërorit Katar 2022 falë dy fitoreve 1-0 me golat e Armando Brojës. Kampionët në fuqi kanë arritur akordin me Fenerbahce në lidhje me Attila Szalai, 23-vjeçarin që numëron po kaq ndeshje me kombëtaren e tij. Në arkat e klubit nga Stambolli do të përfundojnë 20 milionë euro. “Szalai do të bashkohet me Chelsea në merkaton e janarit.

“Mendoja se ai do të ishte më i përshtatshëm për ndonjë ekip në Spanjë, por blutë kanë bërë një hap përpara dhe kanë arritur akordin me Fenerbahcen”, deklaropi trajneri i Hungarisë Marco Rossi në një intervistë duke konfirmuar kalimin e mbrojtësit të përfaqësuese maxhare në Stamford Bridge. Mbetet për t’u parë nëse Chelsea do ta marrë menjëherë në ekipi Szalai apo do të lerë në huazim te Fenerbahce deri në fund të sezonit aktual.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency