Futboll

8 të infektuar me COVID-19 te Tottenham, por ndeshja ndaj Rennes do të luhet!

Tottenham Hotspur preket në masë nga COVID-19. Pas 3 fitoreve radhazi në kampionat, Antonio Contes do t’i duhet t’i bëjë mirë llogaritë për dy ndeshjet e radhës atë ndaj Rennes në Conference League dhe sfidën ndaj Brighton në Premier League. 6 lojtarë dhe 2 antarë të stafit kanë rezultuar pozitivë në testet e fundit që kanë kryer ndaj COVID-19 dhe lajmi ka marrë konfirmim nga mediat angleze.

Nuk bëhen të ditur emrat e futbollistëve të infektuar ndërkohë që drejtuesit e Tottenham i kanë kërkuar Federatës Angleze të Futbollit të shtyjë sfidën ndaj Brighton dhe ndoshta FA mund ta pranojë kërkesën e Spurs-ave. Megjithatë ka pak gjasa që të shyhet dueli i Conference League mes Spurs dhe Rennes pasi UEFA, nuk toleron përsa i përket kësaj pjese dhe nëse Tottenham do të ketë në dispozicion 13 lojtarë mes tyre edhe 2 portierë do të zbresë rregullisht në fushë të entjen ndaj Rennes, sfidë në të cilën luhet edhe kualifikimi për më tej.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency