Kategoria Superiore

Arapi: Ajo që bëmë vjet është një shembull për skuadrën aktuale, janari nuk ka lojtarë cilësorë

Pas fitores ndaj Dinamos, në emisionin Gol Pas Goli në Supersport, trajneri i Teutës, Renato Arapi është shprehur se ishte e rëndësishme që skuadra të rikthehej te fitorja ndërsa shton se në këto ditë ka punuar shumë edhe në aspektin psikologjik për t’i rikthyer besimin skuadrës.

“E rëndësishme ishte të riktheheshim te fitorja, e nisëm mirë dhe patëm ndryshime edhe në vendosjen e lojtarëve që rezultuan pozitive. Goli erdhi si rrjedhojë e një autogoli, por ishte mënyra si ishim vendosur ne që e bëri kundërshtarin të gabonte. Jam i kënaqur se kjo skuadër është e ndërtuar për të qenë lart, kam besim se çdo ndeshje do rrisim lojën, ka akoma vend për përmirësim.

Në pjesën e parë u konsumuam dhe erdhi nga dëshira për pikët, kundërshtari u mundua të na vinte në trysni. Shpresoj që kjo ndeshje të jetë një ogur i mirë për vazhdimësinë. Ka qenë një periudhë e shkurtër dhe jemi munduar të punojmë për mbrojtjen se kemi pasur probleme, por do të fokusohemi edhe te pjesa e sulmit”.

Çfarë i mungon Teutës në krahasim me ekipin që doli kampion, po merkato? “Ka shumë gjëra për të rregulluar, kemi punuar edhe për të rikthyer besimin. Sa i përket merkatos është ende herët dhe nuk mund të flas për emra konkretë. Por, në janar është e vështirë të gjehen lojtarë cilësorë”.

Jeni -10 pikë nga kreu, ndërsa vjet ishin -11 pikë dhe fituat në fund. Besoni te titulli?

“Është një shembull për t’u marrë që edhe vjet ishim minus 11 pikë dhe arritëm të fitonim kampionatin. Këtë vit është më e vështirë, me ardhjen e Dinamos kampionati është bërë më i vështirë por edhe më i bukur”, u shpreh Arapi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency