Merkato

Rudiger e ka ndarë mendjen, përfaqësuesi i gjermanit tur takimesh

Chelsea nuk ka mundur të bindë Antonio Rüdiger që të qëndrojë në “Stamford Bridge”. Sipas “The Independent”, gjermani, të cilit i përfundon kontrata në qershor 2022, e ka marrë tashmë vendimin që të mos pranojë ofertën e rinovimit. Kjo media sqaron se përballë kësaj situate, Reali i Madridit është takuar pak ditë më parë me Sahr Senesien, vëllanë dhe përfaqësuesin e lojtarit, për të dakorduar kushtet e një marrëveshjeje që pritet të zyrtarizohet vitin e ardhshme.

Megjithatë, Reali i Madridit nuk është i vetmi i interesuar për të marrë shërbimet e Rüdiger. Përfaqësues të Bayernit gjithashtu janë takuar edhe me Senesien dhe përveç kësaj, Tottenhami dhe Manchester United do ta mirëprisnin nënshkrimin me futbollistit. Megjithatë, gjithmonë sipas këtij mediumi, qendërmbrojtësi dëshiron të largohet nga Anglia.

Edhe pse Chelsea e përmirësoi ofertën e rinovimit, nuk ka arritur të mbajë futbollistin 28-vjeçar, i cili është bërë i padiskutueshëm në repartin e mbrojtjes. Chelsea e kishte parashikuar tashmë këtë situatë ndaj mbyllur marrëveshjen për Attila Szalai dhe kanë rinovuar kontratën me Chalobah.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency