Futboll

Luftë e hapur mes Napolit dhe Nigerisë për Osimhen

Victor Osimhen bëhet “mollë sherri” mes Napolit dhe Nigerisë. Edhe pse ka pësuar një dëmtim të rëndë në mollëz (i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale dhe duhet të qëndrojë 90 ditë jashtë), sulmuesi 24-vjeçar ka marrë ftesë nga përfaqësuesja e tij për Kupën e Kombeve të Afrikës. Madje Federata Nigeriane e Futbollit ka njoftuar edhe klubin italian.

Kuptohet që drejtuesit e Napolit nuk e kanë pritur mirë këtë lëvizje, pasi janë të bindur që futbollisti afrikan nuk do të jetë në kushtet e duhura fizike për dhënë kontribut për përfaqësuesen e tij në kompeticionin në fjalë, që do të zhvillohet nga 9 janari deri më 6 shkurt.

Osimhen rifilloi stërvitjen vetëm dy ditë më parë me vrapime dhe ushtrime në palestër, për të ruajtur formën fizike, por është shumë herët që ai të jetë gati për ndeshjet, pasi kockat e mollëzës së operuar kërkojnë më shumë kohë që të ngjiten plotësisht.

Nga ana tjetër, Nigeria duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga një prej lojtarëve të saj më të mirë dhe për këtë arsye ka vendosur ta grumbullojë. Një situatë që sigurisht do të çojë në përplasjen mes Napolit dhe kombëtares afrikane. Rreziku, është e qartë, Osimhen mund të pësojë një lëndim të ri, që do ta rrezikonte karrierën e tij.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency