VIDEO/ Sherr masiv në Lisbonë, arrestohen 54 tifozë të Dinamo Kiev
Benfika fitoi 2-0 ndaj Dinamos së Kievit mbrëmjen e kaluar dhe siguroi kualifikimin në 16 ekipet më të mira të Champions League, edhe falë triumfit të Bayernit ndaj Barcelonës, me ekipin e Xavit që do të vijojë rrugëtimin europian në Europa League.
Problemet nuk munguan në Lisbonë. Tifozët ukrainas u përfshinë në një sherr të madh me ultrasit vendas, teksa në përplasjen mes palëve u përfshi edhe policia vendase.
Bilanci? 54 tifozë të Dinamos përfunduan në pranga, ndërsa 13 prej tyre kanë pësuar lëndime gjatë sherrit të madh, ku nuk munguan gurët, shishet dhe tymueset.



