Futboll

“Ëndrrën e realizova”, Benatia tërhiqet nga futbolli: Faleminderit nga zemra të gjithëve

Medhi Benatia është tërhequr nga futbolli në moshën 34-vjeçare. Marokeni ka luajtur me skuadra si Bayern Munchen, Juventus, Roma dhe Marseille, teksa numëron 58 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren.

Benatia firmosi më 3 gusht me turqit e Karagumruk, por sot ka vendosur përfundimisht të varë këpucët në gozhdë, vendim që e ka bërë publik nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Që i vogël kam ëndërruar të bëhem një futbollit profesionist. Për ta realizuar më është dashur të përpiqem dhe të punoj shumë, por mbi të gjitha të vendosja objektiva të reja në çdo fazë të karrierës sime.

Falë Zotit, unë kisha mjaftueshëm fat të bëhesha lojtar profesionist, por siç flitet në futboll, pjesa më e vështirë nuk është nënshkrimi i kontratës së parë por zgjatja në kohë.

“Pas më shumë se 15 vitesh ‘shërbim të mirë dhe besnik’ ndaj futbollit, pasi kam luajtur në kompeticionet më prestigjioze, vendosa të mbyll karrierën time!

“Kam takuar njerëz të mrekullueshëm gjatë karrierës sime, të cilët më kanë lejuar të rritem, prandaj dua t’u bëj homazhe të gjitha klubeve për të cilat kam luajtur: OM, Lorient, Tours, Clermont, Udinese, Roma, Bayern Munich, Juventus, Duhail, Karagumruk.

“Kjo punë më ka lejuar gjithashtu të mbroj dhe përfaqësoj vendin tim, Marokun, me të cilin kam jetuar momente të paharrueshme, veçanërisht gjatë Botërorit 2018.

“Në fund, për të përfunduar, dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe: prindërit, gruan, fëmijët, agjentin tim, miqtë e mi të dashur dhe ju që më ndiqni.

Thonë se fundi i një rrugëtimi është gjithmonë fillimi i një tjetri… Pra, do të shihemi së shpejti, si gjithmonë me të njëjtin pasion nga ana ime”, përfundoi mbrojtësi i njohur, i cili fitoi trofe me Bayernin, Juventusin dhe Marseille.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency