Kategoria Superiore

Një lojtar i pezulluar për derbin, Dinamo vuan mungesën e mbrojtësit

Ditën e hënë në orën 19:45, Dinamo do të zbresë në fushën e Air Albania për të luajtur derbin e dytë të sezonit ndaj Partizanit. Në fazën e parë kjo sfidë u mbyll në barazim 1-1, ndërsa këtë herë blutë do të provojnë të marrin pikët e plota, kjo edhe për t’u rikthyer te rezultatet pozitive duke qenë se dy ndeshjet e fundit kanë qenë zhgënjyese.

Por, trajneri Bledi Shkëmbi nuk do ta ketë të plotë organikën, teksa në këtë përballje ai që do të mungojë është Aleksandar Isaevski. Mbrojtësi i krahut të  majtë u ndëshkua me karton të verdhë në sfidën ndaj Teutës dhe kështu plotësoi numrin katër të tyre.

Në këtë formë, futbollisti nga Maqedonia e Veriut është i padisponueshëm dhe nuk mund të kontribuojë për Dinamon në derbin ndaj Partizanit, teksa mund të rikthehet për ndeshjen pasardhëse ndaj Vllaznisë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency