Europa League

Shorti i 1/16-ave të Europa League, projektohen përballje të mëdha

Europa League uli siparin e fazës së grupeve të enjten në mbrëmje dhe tashmë vëmendja ka shkuar menjëherë nga faza e 1/16-ave aty ku do të përcaktohen 8 skuadrat e tjera që do t’u bashkohen 8 ekipeve që u renditën të parat në fazën e grupeve në raundin e 1/8-ave. Me formatin e ri 8 vendet e dyta do të shortohen në këtë raund me eliminim direkt me 8 ekipet e renditura të 3-at në grupet e Champions League. Europa Leagues së këtij edicioni i janë bashkuar emra të mëdhenj si Barcelona, Borussia Dortmund, Sevilla 6-herë fituese e këtij kompeticioni apo edhe Porto, Atalanta, Leipzig, Zenit e Sheriff Tiraspol të cilat ndodhen në të njëjtën vazo atë të jo favoriteve dhe do të përballen në 1/16-at me ekipet e renditura të dytat.

Në vazon e kokave të serisë janë gjithashtu emra të mëdhenj si Napoli, Lazio, Real Sociedad, Real Betis,  Olympiacos, Sporting Braga apo edhe Rangers e Dinamo Zagreb. Në këtë raund nuk do të kemi përballje të skuadrave që vinë nga i njëjti shtetet kështu që probabiliteti i një përballjeje italo-spanjolle është i madh. Napoli i Rrahmanit dhe Lazio e Hysajt, Strakoshës dhe Muriqit rrezikojnë të gjejnë në short Barcelonën ose Sevillan apo e Borussian e Dortmundit e Lepizig që konsiderohen dhe si skuadrat favorite për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni. Për Barcelonën 6 janë mundësitë në këtë raund duke parë që nuk mund të përballen me Real Sociedad dhe Real Betis. Në 1/16 duelet e mëdha nuk do të mungojnë me Europa League 2021-2022 që tashmë merr një tjetër dimension duke filluar që nga muaji shkurt, me spektaklin që parashikohet i garantuar në ekranin e Supersport.

Kokat e serisë

Betis
Rangers
Real Sociedad
Napoli
Olympiacos
Lazio
Sporting Braga
Dinamo Zagreb

 

Jo koka serie

Barcelona
Borussia Dortmund
Sheriff
Leipzig
Porto
Zenit
Sevilla
Atalanta

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency