Video/ Golat më të bukur të Javës së 12 në Abissnet Superiore
Me një mesatare prej dy golash për ndeshje, ose 10 gola në total, u mbyll edhe java e 12 e Abissnet Superiores, ku pesë sfidat e ndara në tre ditë, dhuruan emocione, spektakël dhe surpriza.
Një nga golat më të bukur të javës ishte padyshim ai i Elvi Berishës në sfidën mes Skënderbeut dhe Egnatias, fituar 2-0 nga korçarët. Sulmuesi bardhekuq mori një top në gjysmëfushën kundërshtare, u fut në zonë, lëvizi mirë Brenda saj dhe me një goditje plot klas, dërgoi sferën në trekëndësh, duke shënuar golin e dytë dhe njëkohësisht duke mbyllur llogaritë e ndeshjes.
Edhe Taulant Seferi shënoi një gol mjaft të bukur me goditje nga distance në sfidën Tirana-Kastrioti, duke i hapur udhë suksesit 3-0 të bardhebluve, ndërsa vlen të përmendet edhe ekzekutimi perfekt i Edi Basës, që pas një krosimi të ardhur nga goditja standarde, u koordinua mjaft mirë me të majtën dhe rihapi takimin mes Kukësit e Laçit.
Golat më të bukur të javës së 12:
Elvi Berisha (Skënderbeu) – Skënderbeu-Egnatia
Taulant Seferi (Tirana) – Tirana-Kastrioti
Edi Basa (Kukësi) – Kukësi-Laçi



