Merkato

Raiola: Pogba në Gjermani? As Bayerni s’i afrohet pagës së tij

E ardhmja e Paul Pogbasë mbetet për t’u vendosur. Francezi përfundon e kontratën e tij muajin qershor dhe ka një ofertë për rinovimin nga Manchester United, të cilën deri tani nuk e ka nënshkruar. Menaxheri i tij, i famshmi Mino Raiola, i pyetur për destinacionin e ardhshëm të mesfushorit francez, përjashtoi transferimin e tij te kampionët e Bundesligës.

“Kemi shumë oferta për Pogbanë, duke përfshirë një propozim për rinovimin e kontratës tek Manchester United. Do të shohim se çfarë është më e mira për të. Pogba në Gjermani? Nuk mund të ndodhë, sepse mentaliteti gjerman është i ndryshëm. Ata nuk mund dhe nuk duan t’i paguajnë këto paga të larta. I vetmi klubi gjerman që mund ta bëjë këtë është Bayern i Mynihut, por as ata nuk mund ta arrijnë pagën e tij. Gjermanët janë në fund të piramidës së pagave”, – shpjegoi Raiola.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency