“Analizë Superiore”/ Saktësi e frikshme përpara portës, një sulmues ylli i Tirana-Kastrioti
Taulant Seferi është një lojtar ndryshe këtë sezon. Sulmuesi i Tiranës po shfaqet problematik për mbrojtjet kundërshtare, në fitoren 3-0 ndaj Kastriotit gjeti dy golat e radhës në Abissnet Superiore dhe ndan kreun e renditjes së golashënuesve më të mirë të kampionatit (7 gola) me Guindo (Laçi) dhe Basa (Kukësi).

Emisioni “Analizë Superiore” në Supersport, nën drejtimin e Sokol Xhihanit dhe Fation Bardhit, zgjodhi 25-vjeçarin nga Kumanova si më të mirin e takimit të luajtur në “Air Albania”. Seferi ishte protagonist në 3 golat e ekipit kryesues, ku përveç dopietës personale dhuroi edhe asistin e golit të Michael Ngoo.
Saktësi e frikshme e lojtarit bardheblu, i cili gjuajti vetëm dy herë drejt portës krutane, duke dërguar dy topat në rrjetë. Seferi kreu 20 pasime drejt shokëve të skuadrës, me 16 nga topat që shkuan në destinacionin e duhur, ndryshe një saktësi pasimesh prej 80%.



