Kategoria Superiore

“Analizë Superiore”/ Dygolëshi i dytë radhazi, kush ishte lojtari i ndeshjes Kukësi-Laçi

Laçi fitoi 1-2 në “Air Albania” përballë Kukësit, duke siguruar triumfin e dytë sezonal në Abissnet Superiore jashtë Kurbinit. Një triumf i rëndësishëm ndaj një rivali direkt dhe të fortë, me bardhezinjtë që të martën e ardhshme presin Tiranën kryesuese në shtëpi.

Fitorja erdhi falë dy golave të Saliou Guindo. Sulmuesi afrikan ndëshkoi dy herë brenda dy minuta verilindorët, regjistroi ndeshjen e dytë radhazi me dy gola të realizuar dhe është ngjitur në krye të renditjes më të mirë të golashënuesve me 7 gola, po aq sa kanë shënuar Taulant Seferi (Tirana) dhe Edi Basa (Kukësi).

Guindo luajti një ndeshje të madhe, është sulmuesi perfekt”, deklaroi Mirel Josa pas fitores, fjalë që konfirmohen edhe nga analiza dhe statistika e emisionit “Analizë Superiore”Supersport, nën drejtimin e Sokol Xhihanit dhe Fation Bardhit, videoanalisti i Shqipërisë U19.

25-vjeçari nga Mali gjuajti dy herë në portën kuksiane dhe në të dy rastet topat u ndalën në rrjetë. Guindo luftoi fort, teksa nga 17 pasime të drejtuara për shokët e ekipit u tregua i saktë në 11 raste, me një saktësi prej 65%.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency