Absolut në duelet ajrore, një kampion në fuqi më i miri te Dinamo-Teuta
Teuta fitoi 0-1 ndaj Dinamos në javën e 12-të në Abissnet Superiore, u rikthye të marrë 3 pikë në kampionat pas pesë javësh. Renato Arapi shijoi suksesin e parë në karrierë, si trajner, ndërsa kampionët në fuqi renditen të pestët me 17 pikë, dhjetë më pak se Tirana e vendit të parë.
Emisioni “Analiza Superiore” në Supersport, nën drejtimin e gazetarit Sokol Xhihani dhe videoanalistit Fation Bardhi, përcaktoi Blerim Kotobellin si lojtarin më të mirë të përballjes që u luajt në “Elbasan Arena”.

29-vjeçari i Teutës u shfaq aktiv në të dy fazat e lojës. Ai ishte i suksesshëm në 72 nga 95 aksionet e ndërmarra, teksa ishte absolut në 5 nga duelet ajrore ndaj lojtarëve dinamovitë, duke i fituar të pesta.
Kotobelli u bë pjesë e 24 dueleve, duke u shfaqur fitues në 17 prej tyre. “Xholi”. Lojtari nga Skrapari rikuperoi një top në gjysmëfushën kundërshtare, ndërsa në total ia doli të rikuperojë 14 topa.



