Hazard drejt rikthimit në Angli, Reali e largon edhe në huazim!
Tre klube angleze në garë për të marrë shërbimet e Eden Hazard. Sulmuesi belg i cili nuk preferohet nga Carlo Ancelotti i cili e ka aktivizuar shumë pak, me shumë gjasa mund të transferohet në një tjetër skuadër që në merkaton e janarit. Reali për Hazard shpenzoi 100 milionë euro, por për momentin Los Blancos e kanë të pamundur të përfitojnë edhe 1/3 e kësaj shume nga kartoni i futbollistit, i cili për shkak të mungesës së hapësirave nuk ka as blerës.
Hazard kërkohet në huazim nga ish-skuadra e tij Chelsea por edhe West Ham e Newcastle dhe te Reali po mendohen seriozisht ta huazojnë në janar për t’i rritur disi vlerën në merkato në rast se belgu bën paraqitje të mira në Premier League.



