Premier League

Rangnick ia bën të qartë Pogbas: Askush në klub të mos mundohet ta bindë për të qëndruar!

E ardhmja e Pol Pogba është gjithnjë një temë diskutimi duke qenë se francezi është në vitin e fundit të kontratës me Manchester United dhe ende nuk është bindur për të rinovuar. Për mesfushorin ka interes të lartë nga ana e Juventus me bardhezinjtë që janë bërë nostalgjik për kohën kur Pogba zbriste në fushë me fanellën e Real Madrid.

Nga ana tjetër, edhe madrilenët qëndrojnë në gatishmëri lidhur me të rejat që vijnë nga 28-vjeçari. Megjithatë, United nuk është se ka hequr dorë nga ideja për të bindur Pogba të qëndrojë me Djajtë e Kuq, ndërsa një tjetër mendim ka trajneri Ralf Rangnck. Gjermani është shprehur së fundmi se një klub si Manchester United, nuk duhet të mundohet të bindë lojtarët për të qëndruar.

“Lojtarët duhet të kenë dëshirën për të qëndruar dhe të luajnë për këtë klub. Nëse një lojtar nuk preferon të luajë për Manchester United, nuk mendoj se bën sens të mundohemi ta bindim atë që të qëndrojë në skuadër.

Nuk kemi pse ta bëjmë atë të ndryshojë mendim. Manchester United është një klub i madh me fansa fantastikë dhe mendoj se asnjë prej klubit nuk duhet të mundohet të bindë ndonjë futbollist për të qëndruar”, u shpreh Rangnick.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency