Shënon ish-futbollisti i Skënderbeut, por Prishtina pëson humbjen e radhës/ Drita merr kryesimin
Prishtina ka pësuar humbjen e dytë radhazi në kampionat, teksa ditën e sotme është mposhtur me rezultatin 3-2 në transfertë ndaj Llapit. Kryeqytetasit nuk e nisën mirë sfidën teksa e panë veten në disavantazh si pasojë e një autogoli nga ana e Ismailit në minutën e 24, ndërsa pas tre minutash vendasit dyfishuan me anë të Riverës.
Sakaq, fundi i pjesës së parë do të sillte të tjera episode teksa Llapit iu anulua një gol me VAR, ndërsa Prishtina shkurtoi diferencat me anë të Shabanit. Ndërkaq, në fraksionin e dytë, bardhekaltërit barazuan shifrat me anë të ishit të Skënderbeut, Sabjen Lilaj. Mirëpo, kur dukej se sfida do të mbyllej në barazim 2-2, vendasit gjetën golin e triumfit në minutën e 96 me anë të Shabanit.
Pas këtij suksesi, Prishtina mbetet në vendin e pestë me 24 pikë, ndërsa Llapi është në vend të katërt me 29 pikë. Sa i takon ndeshjeve të tjera, Feronikeli pësoi disfatë në shtëpi me rezultatin 0-2 ndaj Drenicës duke mbetur në fundin e klasifikimit, ndërsa Drita mposhti 3-1 Ulpianën duke marrë përkohësisht kreun e tabelës. Sakaq, nesër luhet Malisheva-Dukagjini dhe Ballkani-Gjilani.
Rezultatet:

Renditja:




