Futboll

Felipe Melo nuk tërhiqet as në moshën 38-vjeçare, firmos për dy sezone me klubin e njohur

Felipe Melo nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli. Mesfushorit 38-vjeçar brazilian i përfundoi kontrata me Palmeirasin dhe si futbollist i lirë ka vendosur të luajë për klubin tjetër brazilian, Fluminense.

Marrëveshja mes palëve është arritur për një kontratë dy vjeçare, ndërsa zyrtarizimi pritet të vijë ditën e hënë. Lajmin e ka dhënë vetë presidenti i Fluminenses, që thekson se ka një marrëveshje paraprake me Melon dhe se pritet vetëm firma.

“Kemi një marrëveshje paraprake me Felipe Melo dhe besoj se të hënën do të vijë firma e prezantimi zyrtar. Është 38 vjeç, por një kampion, që e di mirë se çfarë është Kupa e Libertadores dhe do të na ndihmojë shumë me eksperiencën e grintën e tij”, u shpreh kreu i Fluminenses.

Felipe Melo është një mesfushor mjaft i njohur, që në të shkuarën e tij ka veshur fanellat e skuadrave si Juventus, Inter e Fiorentina në Serinë A, apo Galatasaray në Turqi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency