Premier League

Hasenhuttl zbulon pse zëvendësoi Brojën: Golat e shpejtë vendosën ndeshjen

Southampton pëson një tjetër humbje, këtë herë në transfertën ndaj Arsenalit, ku u mposht me rezultatin e pastër 3-0, ndërsa trajneri austriak Ralf Hasenhuttl sqaron edhe arsyet e disfatës në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

“E nisëm ndeshjen shumë mirë dhe mund të kishim bërë diçka më shumë në minutat e para. Megjithatë pësuam gol në aksionin e parë të vendasve dhe më pas morëm shumë shpejt të dytin, duke u demoralizuar. Ato dy gola të shpejtë ndikuan edhe në ecurinë e ndeshjes’, u shpreh Hasenhuttl.

Sfida e radhës për Southampton do të jetë sërish në Londër, këtë herë ndaj Crystal Palace, teksa trajneri austriak ankohet për dëmtimet që po e shqetësojnë jo pak në këtë fazë të sezonit.

“Do të kërkojmë rikthimin te fitorja që në ndeshjen e radhës, por po na penalizojnë edhe dëmtimet. Edhe sot u ndal Armstrong, ndërsa Broja kishte një shqetësim të vogël dhe e zëvendësova për ta ruajtur. Është një moment i vështirë dhe duhet të fitojmë për të dalë nga situata”, deklaroi trajneri austriak i Southampton.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency