VIDEO/ Wolfsburg ka harruar të fitojë, Stuttgart lë zonën e ftohtë
Stuttgart po kalon një moment të mirë në Gjermani, sot triumfoi 0-2 në fushën e Wolfsburg duke regjistruar rezultatin e tretë radhazi në kampionat.
Krizë totale për “Ujqit”, që sot pësuan humbjen e pestë radhazi mes kampionatit dhe Champions League.
Sfidën e zhbllokoi Konstantinos Mavropanos në minutën e 25-të, me “predhën” e mbrojtësit grek që u ndal në rrjetë. Ëolfsburg nuk pati forcë për të reaguar dhe pësoi golin e dytë pas një ore lojë.
Ishte minuta e 63-të kur Philipp Forster finalizoi një kundërsulm të bukur të Stuttgart. Ekipi mik pati një shans të artë për të trefishuar dhjetë minuta nga fundi, por egjiptiani Omar Marmoush nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Fitore e madhe e Stuttgart, që i është larguar përkohësisht zonës së ftohtë, ndërsa Wolfsburg renditet në vend të dhjetë në Bundesliga me 20 pikë.



